Kjo është Vera Ora, nëna seksi e Ritës

Kjo është Vera Ora, nëna seksi e Ritës

Nëna e yllit të muzikës pop Rita Ora, Vera, kohët e fundit me kërkesë të vajzës së saj, ka vendosur të paraqitet në kostume të larjes, duke tronditur shumë tifozë të këngëtares së famshme.

Nëna e tre fëmijëve e cila ka 39-vjeç, u përball me probleme të mëdha shëndetësore, kur ajo u diagnostikua me kancer të gjirit.

Ajo thotë se për herë të parë publikisht ka guxuar të dalë për kamerat.

“Nuk kisha besim dhe u përpoqa të fshehja plagët me kostume të ndryshme që i vesha. Por pastaj kam zbuluar kostume “Amoena”, të dizajnuara për gratë, , të cilat janë shumë të rehatshme dhe ju bëjnë të ndiheni mirë”, tha Vera, e cila kishte kohë që kishte probleme me vetëbesimin e saj pas operacionit të kancerit.

Vera thekson se vajzat e saj Elena dhe Rita, si dhe djali i saj Don dhe bashkëshorti Nik ishin të kënaqur kur panë fotot.

 

Shpërndaje në: