Kjo është vetura e re e McLaren që do e rivalizojë Ferrarin

Periskopi.com Tech & Auto

Kjo super-makinë hibride, do të jetë shumë më e shpejtë se Senna.

Ishte një vit i zënë për McLaren që lansoi disa modele të reja, për të cilat ka punuar për një kohë të gjatë, ndërsa nuk mungojnë planet për modele tjera, transmeton Telegrafi.

Drejtori i përgjithshëm në McLaren , Mike Flewitt ka thënë se po e përgaditin një hibrid të ri, me të cilin do rivalozojnë me Ferrari SF90 Stradale dhe Aston Martin Valhalla.

Me mundësinë e përshpejtimit me të gjitha rrotat, ky hibrid elektrik, do të ketë mundësi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 2.3 sekonda, që është më i shpejtë se shpejtësia e Senna që këtë e kalon për 2.8 sekonda.

Ferrari SF90 Stradale, brenda 2.6 sekondave mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë. Hibridi që i përket gjeneratës së re, do të prezantohet në fund të muajit që vjen, derisa pritet që të lansohet gjatë vitit 2021.

Brenda katër viteve, të gjitha makinat e McLaren do jenë hibridë elektrike, me mundësi autonomie nga 25 deri në 32 kilometra.

   

Shpërndaje në: