Kjo është vitamina e vetme që mund të zgjasë jetën e të luftojë kancerin; Ja ushqimet nga ku mund ta merrni

Kjo është vitamina e vetme që mund të zgjasë jetën e të luftojë kancerin; Ja ushqimet nga ku mund ta merrni

Kompleksi i vitaminës B është ndër më të rëndësishmet për organizmin e njeriut e përfshin 8 lloje vitaminash, përfshirë këtu niacinën.  E njohur gjithashtu si vitamina B3, është një vitaminë e tretshme në ujë që mund të marret  prej shumë burimesh ushqimre si toni, kërpudha dhe mish i kuq. Por për çfarë shërben niacina? Merret kryesisht për të mbajtur në gjendje optimal funksionet e sistemit kardiovaskular, për të përmirësuar metabolizmin, veçanërisht në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak. Etj. Megjithatë nëse merret në mbidozë,  efektet anësore të saj mund të jenë:

Tension  i ulët i gjakut

Dhimbje koke

Rrahjet e çrregullta të zemrës

Reaksione alergjike

Rritja e sheqerit në gjak

Ulçera në stomak ose zorrë

Sado të frikshme të tingëllojnë disa nga efektet anësore, ndodhin vetëm kur e teproni me dozën e vitaminës  përmes shtojcave dhe disa ilaçeve. Kufiri i përgjithshëm për të rriturit është 35 mg; tejkalimi i sasisë mund të çojë në toksicitet.

Nga ana tjetër, nëse nuk vuani nga mungesa e kësaj vitamine, simptomat shfaqen në lëkurë përmes inflamacionit dhe dermatitit.

Këtu është një listë e burimeve kryesore të B3 duke filluar nga më e larta: 1. 113 gram tuna (156% e kërkesës ditore  ) 2. Pulë (97% për të njëjtën sasi si peshku) 3. Mishi i gjelit të detit (83% për 113 gram) 4. Salmon ( 56% për të njëjtën sasi) 5. Kikirikë (28% për ¼ filxhan)

Megjithëse ekzistojnë rreziqe shëndetësore, vitamina në të vërtetë po studiohet për aftësinë e saj për të zgjatur jetën. Si një antioksidant, ajo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.

Shpërndaje në: