Kjo ishte fotografia që dha mesazhin më të mirë në protestën kundër Trumpit
Bëhet fjalë për dy fëmijë të ngritur lartë mbi turmë, një vajzë myslimane, dhe një djalë hebre, ku së bashku me baballarët e tyre, protestonin kundër të njëjtit shkak.

Në pllakatat që i mbanin ata në duar shkruante “ndjeshmëri” ndërsa familja hebre thoshte “Ne e kemi parë më herët këtë, kurrë më”
Bendet Apell, për CNN tha “Ne mendojmë se si hebrenjë është obligim i yni që të ngrihemi për të shtypurit. Historia jonë e persekutimit vjen për të na mësuar se ne nuk duhet të heshtim përballë padrejtësisë” .
Ndërsa Yildirim nga Turkia, tha “Unë dola jashtë, për të treguar mbështetjen time, kjo është pikërisht fotografia që njerëzit janë në të vërtetë duke kërkuar, njerëzit duan paqe.”
Të dy familjet ishin në aeroportin O’Hare të Çikagos, në mesin e shumë të tjerëve duke protestuar edhe njëherë kundër vendimit të Trump. /Periskopi/



