Kjo ishte vetura me të cilën lëvizte Putin kur ishte agjent i KGB’së (Foto)

Kjo ishte vetura me të cilën lëvizte Putin kur ishte agjent i KGB’së (Foto)

Sergei Çemezov kishte qenë bashkëpunëtori më i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, kur të dy shërbenin për KGB’në dhe jetonin në Drezden, atëbotë të Gjermanisë Lindore.

Përmes publikimit të një fotografie, ai ka bërë të ditur se me çfarë veture lëvizte Putin gjatë asaj kohe.

Bëhet fjalë për një Lada 1600, ose siç njihej ndryshe VAZ-2106.

“Në RDGJ-në e atëhershme të dominuar nga veturat Trabant dhe Ëartburg, VAZ-2106 ishte si Mercedesi i sotëm”, tha Chemezov.

Kjo autoveturë i përket viteve ’80 (Putin e përdori nga ’85 deri në ’90) dhe përbën kuriozitet fakti se si lloj është prodhuar për 30 vjet me radhë, nga viti 1976 deri në vitin 2006.

 

Shpërndaje në: