Kjo mund të jetë simptoma më e frikshme e koronavirusit 

Kjo mund të jetë simptoma më e frikshme e koronavirusit 

Edhe pse coronavirusi kategorizohet gjerësisht si një sëmundje e frymëmarrjes, muajt e fundit kanë treguar se virusi është jashtëzakonisht i aftë dhe, në disa raste, mund të sulmojë të gjitha organet kryesore të një person

Kjo është arsyeja pse virusi ka simptoma, për disa të papërballueshme dhe për disa të tjerë, minimale.

Pa dyshim, është e pamundur të përcaktohet se cila simptomë e koronavirusit është më e keqja. Sidoqoftë, një mjeke e njohur me një sërë simptomash të koronavirusit, argumenton se pse njëra prej tyre mund të jetë më e frikshmja.

Duke shkruar për “Eat This, Not That”, Dr. Deborah Lee shpjegon se mungesa e frymëmarrjes është simptoma më shqetësuese për COVID-19:

“Si duhet të jetë të përjetosh mungesë të frymëmarrjes akute?

Kur përpiqem ta imagjinoj këtë, mendoj gjithnjë dikë të zhytur thellë në ujë që përpiqet të shkojë drejt sipërfaqes dhe ndihet i dëshpëruar për të marrë frymë.

Kjo mund t’ju ndodhë në situata të caktuara për disa sekonda, por imagjinoni nëse do ndiheshit kështu për pjesën më të madhe të kohës.”

Për shumë njerëz, të cilët kanë thuajse vetëm këtë simptomë, lufta bëhet edhe më e vështirë, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, çka i rëndon ata edhe më shumë.

Po aq shqetësues është edhe fakti që mbijetesa ndaj coronavirusit, nuk do të thotë domosdoshmërisht kthim në gjendjen shëndetësore të mëparshme.

Një studim i fundit kërkimor vëren se disa pacientë të koronavirusit të rikuperuar mund të tregojnë shenja të dëmtimit të mushkërive dhe zemrës edhe muaj pas largimit nga spitali.

Pacientët që nuk arrijnë t’i tejkalojnë plotësisht simptomat e COVID-19, edhe pasi shërohen, njihen si “transportues të gjatë”. Ata kanë tendencë t’i përjetojnë simptomat edhe muaj pas rikuperimit dhe të ndjejnë lodhje, të kenë kollë, humbjen e shijes dhe nuhatjes etj.

Simptomat e sëmundjes, që kanë më pak gjasa të zgjasin, përfshijnë të vjellat dhe ethet.

Shpërndaje në: