Kjo statistikë e Alissonit me Liverpoolin është thjesht e pabesueshme

Kjo statistikë e Alissonit me Liverpoolin është thjesht e pabesueshme

Liverpooli tashmë ia kishte vënë syrin për një kohë të gjatë transferimit të Alissonit, kur u takua me Romën në gjysmëfinale të Champions Leagues në prill të vitit 2018.

Por kur pranoi pesë gola, me djelmoshat e Jurgen Kloppit që siguruan një triumf 5-2 në ndeshjen e parë, ai duhet të ketë menduar se shanset e tij për t’u transferuar te “Të Kuqtë” kanë marrë fund.

Jo që ai bëri ndonjë gabim për golat, transmeton Periskopi.

Liverpooli u kualifikua në finale ku u takua me Real Madridin.

Dy gabimet e Loris Karus në finale sigurisht se i hapën derën transferimit të tij në “Anfield”.

p1ecmujteptjp1a991j3o1aii1ag6b.jpg

Gjatë afatit kalimtar të asaj vere, Liverpooli shpenzoi 73 milionë euro për të.

Dhe më e pakta që mund të themi është se kjo ishte një lëvizje super e qëlluar.

Ai regjistroi më së shumti ndeshje pa pranuar gol sezonin e kaluar, derisa Liverpooli pranoi më së paku gola në Premier League.

p1ecmumsvmejm1pgg1990gce10eld.jpg

Dhe pavarësisht se mungoi në shtatë ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimit, ai prapë është portieri që e ka mbajtur portën të pa prekur në më së shumti ndeshje.

Nëse kjo nuk e nënvizon rëndësinë e tij te Liverpooli, atëherë statistika e tij e mëposhtme do ta bëjë.

Alissoni ka humbur vetëm një ndeshje në “Anfield” që prej transferimit të tij. Po, shumë e vërtetë.

Ishte gjysmëfinalja kundër Romës, 27 muaj më parë, humbja e tij e parë dhe e vetme me Liverpoolin në shtëpi.

E jashtëzakonshme.

Portieri më i mirë në botë? Sigurisht, nëse jo Alisson, kush? /Periskopi.com/

Shpërndaje në: