Klan Kosova në koncertin e Bon Jovi në Munih (Foto/ Video)

Klan Kosova në koncertin e Bon Jovi në Munih (Foto/ Video)

Pas 35 vjet karriere, 13 albume të publikuara dhe 130 milionë disqe të shitura, Bon Jovi ende ka fuqi për të bërë magji.

Bendi legjendar mbrëmë ka performuar në Olympiastadion, në Munih, para 75 mijë adhuruesve nga e gjithë bota, në kuadër të turneut This House Is Not for Sale.

I pranishëm në këtë koncert ishte edhe Kushtrim Sadiku, autor i emisionit InfoMagazine në Klan Kosova, i cili u shpreh në superlativ për eventin.

“Ishte koncert i mrekullueshëm”.

“Mosha nuk ka lënë gjurmë tek Jon Bon Jovi, ndonëse është 57 vjeçar. Për dy orë e gjysmë ia doli ta mbante publikun në këmbë, duke e transmetuar energjinë artistike e cila e ka karakterizuar për gjithë këto vite”.

“Këngët Runaway, Livin’ on a Prayer, It’s My Life, Keep the Faith, etj., u interpretuan me eksplozivitet kreativ, i cili adhuruesve u ofroi emocione të papërshkrueshme”.

Koncerti u hap nga Deff Lepard, ndërsa pjesa europiane e turneut – e nisur më 31 maj në Moskë dhe e pasuar në Stokholm, Dublin, Londër dhe disa qytete tjera – do të vazhdojë në Madrid, Cyrih, Varshavë, Werchter, Vjenë, Klagenfurt dhe Bukuresht.

Shpërndaje në: