Klasi i Buffonit: Ka filluar të mbledhë fanella të fëmijëve të ish-kundërshtarëve të tij

Klasi i Buffonit: Ka filluar të mbledhë fanella të fëmijëve të ish-kundërshtarëve të tij

Jo shumë futbollistë luajnë pas ditëlindjes së 42-të, por Gianluigi Buffon është një prej tyre.

Legjenda italiane festoi ditëlindjen e fundit më 28 janar, derisa ka në vete 25 vite karrierë në nivelin më të lart të futbollit.

Buffon bëri paraqitjen e parë që prej kur mbushi 42-vjet kundër Milanit mbrëmë në Coppa Italia, transmeton Periskopi.

Portieri veteran bëri disa pritje të mira, por sigurisht se është i zhgënjyer që nuk bëri më shumë në rastin e golit të Ante Rebicit.

Fatmirësisht për Buffonin, Cristiano Ronaldo shënoi një gol të vonshëm për ta barazuar rezultatin.

Pas takimit, Buffon mori fanellën e një prej zëvendësuesve të Milanit: Daniele Maldini.

p1e118n77o1um13sm66u16tp1kib9.jpg

Maldini, 18-vjeçar, është biri i legjendës italiane, Paolo dhe nipi i heroit tjetër, Cesare.

Pas ndeshjes, Buffon u shpreh për reporterët: “Në koleksionin tim kam fanellën e birit të Enrico Chiesas, Lilian Thuramit, George Weahs dhe tani birit të Maldinit. Po pres për nipat e tyre.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: