Klauzola e çuditshme ‘anti Pique’ që Barça ka filluar ta përfshijë në kontratat e futbollistëve nga frustrimi

Klauzola e çuditshme ‘anti Pique’ që Barça ka filluar ta përfshijë në kontratat e futbollistëve nga frustrimi

Barcelona ka marrë masa pasi i ka ardhë në majë të hundës sjellja e Gerard Piques, dhe veprimet e tij si ndërmarrës.

Qendër-mbrojtësi ka qenë shumë i përfshirë në punën e tij jashtë fushës në vitet e fundit, derisa këtu përfshihen tentativat për ta rimëkëmbur kompeticionin e tenisit “Davis Cup”, derisa gjithashtu ka blerë një përqindje të Andorra FC, transmeton Periskopi.

Sipas “ABC”, sjellja e Piques ka frustruar figurat seniore te Barcelona, e cila vlerëson se prioritet i tij më nuk është futbolli.

Mutua Madrid Open - Day Three

Kështu që, në masë parandalimi që lojtarët e rinj të përfshihen në aventura të tilla, blaugrant kanë filluar të përfshijnë në kontrata klauzola “anti Pique”, të cilat ndëshkojnë aktivitetet jashtë futbollit.

Barcelona ishte e frustruar kur Pique u zhduk pas Super Kupës spanjolle në vitin 2018.

Spanjolli, 32-vjeçar, u kontaktua nga Ernesto Valverde pasi fluturoi për në Orlando pa leje.

Pique i tha trajnerit të tij se do të mungonte vetëm një ditë në stërvitje. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: