Klinaku: Albin Kurti u mshelë n’banesë, refuzoi me dalë n’mal – më thoshte e kam parim

Klinaku: Albin Kurti u mshelë n’banesë, refuzoi me dalë n’mal – më thoshte e kam parim

Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se Albin Kurti gjatë kohës së luftës ka refuzuar që të dalë në mal për ta ndihmuar luftën e UÇK-së, por sipas tij, ai është mbyllur në banesë.

Klinaku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ka pasur një dallim mes Adem Demaçit dhe Albin Kurtit.

Sipas tij, Kurti është mbyllur në banesë dhe e ka pritur pushtuesin, ndërsa Demaçi u ka thënë delegacionit të ushtarëve se do t’i ndihmojë luftës së UÇK-së, por jo nga mali.

“Dallimi në mes të Adem Demaçit dhe Albin Kurti është këtu, dy delegacione nga UCK të ushtarakëve kanë ardh me i thonë me vazhdu aktivitetin në mal, të dyve u kanë thanë. Albin Kurti nuk ka pranu me dalë në mal, dhe ç’është e vërteta është mshelë në banesë. Unë kam pas debat të ashpër: Pse i ke prit në banesë, nuk pritet pushtuesi në banesë, më tha se e ka parim, por parim i keq.

Ndërsa Adem Demaci, për kundër kësaj nuk ka nejt në banesë, po re ka sfidu pushtetin në cdo moment, dhe ju ka thënë delegacioneve se luftën e UCK-së po e ndihmojë prej qitushit më shumë se prej atje ku po më thirrni”, tha Klinaku.

Shpërndaje në: