Klinaku: Edhe nëse ofrohet garanci, Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK’së

Klinaku: Edhe nëse ofrohet garanci, Specialja nuk do t’i lirojë ish-krerët e UÇK’së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka thënë se edhe nëse Kosova ofron garanci për ish-krerët e UCK-së që të mbrohen në liri, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga Gjykata Speciale.

Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjini, Klinaku tha se qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg.

“Jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e kaluara kanë garantuar mbrojtjen në liri për krerët e UÇK-së. Është Ministria e Drejtësisë, që në atë kohë ka qenë Selim Selimi ministër, është Policia e Kosovës, komandanti i Policisë që është i njëjti dhe kanë dhënë garanca. Por qëllimi i kësaj gjykate është që t’i mbajë njerëzit në burg e jo t’i lejojë që të mbahen në liri, sepse është qëllimi politik”, tha ai.

I pyetur nëse publikimi i dosjeve të Speciales nga OVL UÇK ka ndikuar në moslirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Klinaku ka thënë se homat e Specializuara do të duhej t’i ruajë dosjet dhe jo veteranët.

Shpërndaje në: