Klinaku i revoltuar, i shanë policët me nënë: Ec shko lypja tjetër kujt distancën

Klinaku i revoltuar, i shanë policët me nënë: Ec shko lypja tjetër kujt distancën

Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku, ka fyer rëndë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po monitorojnë bastisjen e EULEX’it brenda zyrës së organizatës së veteranëve.

Klinaku i revoltuar nga kërkesa e Policëve kosovarë për të ruajtur distancën mes njerëve, per shkak te gjendjes me pandemi, i ka sharë ata me nënë.

“Për çfarë distance je duke fol këtu. Ec shko lypja tjetër kujt distancën. Të q***** distancën e nanës!”, iu është përgjigjur i mllefosur, Klinaku policëve të Kosovës, teksa ata kërkonin nga gazetarët dhe anëtarët e OVL-së së UÇK-së që ndodhen jashtë zyrave të organizatës që të mbanin distancën sociale.

Shpërndaje në: