Klinaku thirrje veteranëve për qetësi: S’kemi punë me Policinë, kemi punë me Qeverinë

Klinaku thirrje veteranëve për qetësi: S’kemi punë me Policinë, kemi punë me Qeverinë

Mijëra veteranë kanë vërshuar sheshin e Prishtinës, duke shkuar drejt derës së Kuvendit të Kosovës. Veteranët e luftës, po kërkojnë që të përfshihen ne Ligjin e Pagës minimale (ku s’janë përfshirë) dhe ligji kaloi në lexim të parë, me votat e partisë në pushtet dhe Listës Serbe.

(Foto: Periskopi) 

Faton Klinaku i OVL-së, u ka bërë thirrje veteranëve që gjatë protestës të jenë sa më të qetë, pasi siç tha ai, kanë punë vetëm me qeveritarët.

“Policia zbaton dhe respekton ligjin, nuk është mirë kjo pamje për qeveritarët sepse na kujton kohën e ish-Jugosllavisë. Këta deputetë e kjo qeveri duhet me marrë vesh që të ulen e diskutojnë ose do të ruhen gjithmonë me polici sepse çdo herë që kanë seanca ne do të jemi këtu”, ka thënë Klinaku përcjell Periskopi.

Klinaku i cili po merret më shumë aspektin organizativ të protestës, u bëri thirrje veteranëve që te jenë të qetë – sidomos me Policinë e Kosovës.

“Ju kisha lutë që të jemi qetë, me Policinë nuk kemi punë sepse Policia është e jona, ne kemi punë më qeveritarë”, ka thënë Klinaku./Periskopi

Shpërndaje në: