Klinaku tregon nëse do të ketë protestë pas aktgjykimit ndaj Gucatit e Haradinajt

Klinaku tregon nëse do të ketë protestë pas aktgjykimit ndaj Gucatit e Haradinajt

Është shpallur aktgjykimi i parë nga Gjykata Speciale në Hagë kundër ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Ata u dënuar me nga 4 vjet e gjysmë për publikimin e dokumenteve të Speciales të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së gjatë vitit 2020.

Në dënim do t’u përllogaritet koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Lidhur me këtë ka folur edhe sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku i cili është shprehur i habitur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Klinaku e quan skandal faktin që Gucati e Haradinaj u dënuan, e ai jo.

Sa i përket mundësisë së organizimit të protestave pas shpalljes së akgjykimit nga Specialja, ai tha se ende nuk ka ndonjë vendim.

Klinaku tha në Frontal të T7 se vendimi do të merret pas konsultimeve të brendshme.

“Do të vendosin organet tona drejtuese sepse unë nuk mund të vendos vetë. Nëse organet drejtuese marrin vendim, nuk është problem”, shtoi Klinaku.

Shpërndaje në: