Klinë: Dyshohet se një person ka rënë në lumë

Klinë: Dyshohet se një person ka rënë në lumë

Në lumin e fshatit Deiq të Klinës, disa peshkatarë kanë vërejtur një person që po qëndronte në lumë. Sipas policisë peshkatarët kanë tentuar ta nxjerrin këtë person, por s’kanë arritur.

Në vendngjarje ka arritur policia dhe zjarrfikësit. Janë lajmëruar edhe ekipet e FSK-së.

Aktualisht këto ekipe janë në kërkim të personit në fjalë.

Këto informacione për Gazetën Express i ka dhënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë. Kanë tentu me nxjerrë trupin por pa sukses, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit dhe janë në kërkim të trupit ose personit që është vërejtë në ujë”, tha Gashi

Shpërndaje në: