Klinikat dhe spitalet në Kosovë të mbushura me pacientë me Covid, 83 në gjëndje të rëndë

Klinikat dhe spitalet në Kosovë të mbushura me pacientë me Covid, 83 në gjëndje të rëndë

Klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme edhe sot janë të mbushura me pacientë. 1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv, 1 mijë e 38 janë me oksigjenoterapi ndërsa edhe 83 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19 të QKUK-së në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19 dhe 368 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 163 pacientë

Spitali i Gjakovës, 113 pacientë

Spitali i Pejës, 220 pacientë

Spitali i Gjilanit, 128 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë

Spitali i Ferizajt, 85 pacientë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në: