Klipi i Kobe Bryant duke zbuluar bisedën e tij me Ronaldinhon për Leo Messin ka shkuar viral

Klipi i Kobe Bryant duke zbuluar bisedën e tij me Ronaldinhon për Leo Messin ka shkuar viral

Futbollistë dhe klube të profilit të lart u kanë kushtuar tribute Kobe Bryantit pas vdekjes tragjike të legjendës së NBA, të dielën.

Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe dhe shumë të tjerë shfrytëzuan rrjetet sociale pak pas lajmit zemërthyes që bllokoi internetin dhe e zhyti në trishtim, transmeton Periskopi.

Lionel Messi dhe Ronaldinho gjithashtu i kushtuan tribute Bryantit, i cili ishte takuar me dyshen e Barcelonës gjatë mesit të viteve të 2000-ta.

Bryanti ishte fans i futbollit që nga mosha e re dhe madje u bë fans i Milanit pasi jetoi për një periudhë në Itali, gjatë viteve të tij të hershme.

p1dvmjuo4g1k43ce11m4n1o6v13mt9.jpg

Më vonë, ai u shëndrrua në fans të Barçës, pasi u bë shok me Ronaldinhon dhe pastaj Messin.

Dhe pikërisht përmes Ronaldinhos ai kishte dëgjuar për Messin, i cili ishte vetëm 17-vjeçar atë kohë.

Në një klip që ka shkuar viral në Tëitter pas vdekjes së Bryantit, ikona e LA Lakers mund të dëgjohet duke biseduar për momentin kur i ishte thënë se Messi do të bëhej futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Duke folur spanjisht, Bryant shpejgoi: “Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Anxhelos. Ronaldinho ishte mik i imi; po flisja me të. Ai më tha, ‘Kobe, shiko, do të njoftoj me lojtarin i cili do të bëhet më i miri i të gjitha kohëve’.”

Bryant, i shokuar, ishte përgjigjur: “Çka? Ti je më i miri.”

Por Ronaldinho kishte parë tashmë mjaftueshëm nga argjentinasi për ta bindur se Messi ishte edhe më i jashtëzakonshëm.

“Ai më tha: ‘Jo, ky djalosh këtu do të bëhet më i mirë.’

“Ishte Lionel Messi. Ai ishte vetëm 17-vjeçar. Ishte i vogël.”

Shikoni klipin më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: