Klipi i Michael Owenit duke ngarë biçikletën direkt në mur është aq qesharak, sa që ka shkuar viral

Klipi i Michael Owenit duke ngarë biçikletën direkt në mur është aq qesharak, sa që ka shkuar viral

Michael Owen asnjëherë nuk ka arritur të qëndrojë konsistent.

Ish-lojtari i Liverpoolit, Real Madridit, Newcastlet dhe Manchester Unitedit ka pasur një karrierë të përcjellur vazhdimisht nga lëndimet, transmeton Periskopi.

Ishte një këputje në kyçin e këmbës që ia dëmtoi rëndë karrierën dhe në fakt e ndaloi së arrituri objektivat e tij.

Derisa ai vari këpucët me 150 gola në Premier League – diçka që vetëm nëntë sulmues të tjerë e kanë arritur – ai ishte hije e lojtarit që fitoi ‘Topin e Artë’ më 2001.

Natyrisht, Owen tash punon si analist dhe vazhdimisht shihet në studion e ‘BT Sport’.

Jashtë futbollit, ai ka pasur interesim të madh në kuaj dhe pëlqen të dalë me biçikletë kurdo që i jepet mundësia.

Por të premten, ish-reprezentuesi anglez publikoi një klip brilant ku pëson një aksident të pafat, teksa mundohet të mbahet në mur kur ndalet me mjet, por në mënyrë qesharake nuk arrin ta mbajë balancin dhe rrëzohet.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: