Kllokoqi i gastronomëve: T’kish qenë Dukagjin Lipa babai i Beyonce, edhe Grand’in në emër t’vetin ia kishim qitë

Kllokoqi i gastronomëve: T’kish qenë Dukagjin Lipa babai i Beyonce, edhe Grand’in në emër t’vetin ia kishim qitë

Shefi i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi duke folur për zhvendosjen e Sunny Hill tha se në Kosovë nuk e vlerësojnë atë që është e tyre.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse Dukagjin Lipa do të ishte babai i këngëtares Beyonce, atëherë Kosova edhe Hotelin Grand do të ia kishte vendos në emër të tij.

Sipas tij, në Kosovë atë që është e jona e largojmë.

“Shteti jonë nuk i sheh bizneset si partnerë ose sektorin privat, por zakonisht i sheh si oligarka po zhvatës të shtetit. Të na nuk dijmë me vlersu tonin, mentaliteti jonë është i tharptë në këtë aspekt.

T’kish qenë Dukagjin Lipa baba i Beyoncet, edhe Grandin në emër të vetin ia kishim qit. Por, si të është dikush i joni ne duhet me i mshu e me largu”, tha Kllokoqi.

Shpërndaje në: