KLMDNJ: Serbët kanë të drejtë të kthehen në Mushtisht, politikanët mos ta tensionojnë situatën

KLMDNJ: Serbët kanë të drejtë të kthehen në Mushtisht, politikanët mos ta tensionojnë situatën

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ)  ka dënuar dhunën e përdorur dje gjatë protestave në Mushtisht, derisa konsideron se serbët e Mushitishtit kanë të drejtë të kthehn në pronat e tyre, duke theksuar se këtë të drejtë e kanë edhe kanë të drejtë 12 mijë shqiptarët e dëbuar me dhunë nga veriu i Mitrovicës.

Sipas KMDLNj-së  e drejta për kthimin e personave të zhvendosur dhe e drejta e shfrytëzimit të pronës së tyre është e drejtë e patjetërsueshme dhe nuk mund të kushtëzohet me vendime politike, as në bazë të përkatësisë etnike, fetare, gjendjes materiale, statusit shoqëror dhe as me implikime eventuale në veprime kriminale siç janë krimet e luftës dhe krimet kundër popullatës civile.

” E drejta për kthim për personat e zhvendosur nuk mund të bëhet në mënyrë selektive; dikujt i lejohet kurse tjetrit i mohohet. E drejta për kthim është e drejtë e njeriut kurse në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut nuk vlen parimi i reciprocitetit por parimi i universalitetit të këtyre të drejtave”, thuhet në komunikatën  e KMDLNJ-së.

Sipas tyre, njëri ndër standardet kryesore e të drejtave të njeriut është e drejtë për kthim e të gjithë personave të zhvendosur, pa bërë dallim në baza etnike e të tjera.

“Ky kthim duhet të jetë i pakushtëzuar, ndërsa autoritetet lokale dhe qendrore duhet ta ndihmojnë këtë kthim dhe integrimin e të kthyerve në shoqëri. Kthimit të personave të zhvendosur duhet t’i paraprijë komunikimi midis atyre që duan të kthehen dhe palës pranuese (popullatës shumicë kryesisht) e jo të krijohen situata konfrontuese të panevojshme sikur ndodhi në Mushtisht midis Policisë së Kosovës dhe protestuesve”, thuhet më tej në njoftim.

KMDLNj bënë thirrje që të dalin para drejtësisë të gjithë të përfshirit në incidentin e djeshëm në Mushtisht se dhe porosit politikatën që mos ta tensionojnë situatën

“KMDLNj përkrah fuqishëm nxjerrjen para organeve të drejtësisë të gjithë atyre që planifikuan, urdhëruan, nuk penguan apo bënë krime kundër civilëve të pafajshëm në Mushtisht duke ofruar materiale dhe dëshmi për këto krime dhe në këtë kontekst e kupton shprehjen e pakënaqësisë dhe kërkesën e drejtë të banorëve të Mushtishtit për drejtësi për viktimat e pafajshme, si e drejtë e njeriut por kërkon që të ndahen këto dy procese siç janë e drejta për drejtësi dhe e drejta për kthim të personave të zhvendosur. Askush nuk ka të drejtë që në emër të realizimin të një të drejteje të ligjshme, të shkel një të drejtë tjetër, gjithashtu të ligjshme. KMDLNj u bën thirrje politikanëve që me deklaratat e tyre mos ta tensionojnë situatën sikur që edhe të mos keqpërdoren pelegrinazhet fetare për qëllime politike”, thuhet në fund të njoftimit

Shpërndaje në: