Klopp e fiton edhe FA Community Shield, mposht me Liverpoolin kampionin e Anglisë

Klopp e fiton edhe FA Community Shield, mposht me Liverpoolin kampionin e Anglisë

Liverpooli i Jurgen Klopp e ka mposhtur sonte në FA Community Shield, Manchester Cityn. Me këtë trofe Jurgen Klopp ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Liverpool prej që është në stolin e kësaj skuadre. Për Liverpool shënoi Alexander Trent-Arnold (21), Mohamed Salah (83 penallti) dhe Darwin Nunez (90+4). Golin e vetëm për City e shënoi Julian Alvarez (70)

Liverpool e ka fituar FA Community Shield në King Power Stadium sonte, për ta fituar trofeun e parë këtë sezone.

Reds e nisën shumë më mirë këtë takim ku ishte Mohamed  Salah që rrezikoi portën e City në minutën e katër të ndeshjes. Ai goditi zhagazi por topi përfundoi jashtë kornizave të portës.

10 minuta më vonë Trent-Arnold u gjend mirë para golit krosoi për Robertson por goditja e tij me kokë nuk ishte e mirë.

Liverpool prapë ishin në aksion dhe në minutën e 19 ne Luis Diaz por goditjen e tij e priti Ederson.

Goli i parë do të vinte në minutën e 21-të me anë të mbrojtësit Trent-Arnold. Ai shënoi një gol të bukur nga 18 metra pasi goditi topin me trinën e brendshme të këmbës së tij të majtë.

Haaland do të humbiste një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 34 të ndeshjes. Ai e shfrytëzoi një kros të mirë të Bernardo Silvas por ishte Adrian që e mbrojti goditjen e tij.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për City ku Riyad Mahrez mbeti i pamarkuar ai goditi por goditja e tij ishte aq e lehtë saqë topin e kapi Adrian.

Megjithatë City e shtoi presionin dhe arriti të goli në minutën e 72-të. Ishte i porsatransferuari në City, Jualian Alvarez që shënoi duke shfrytëzuar një gabim të Adrian dhe Trent-Arnold.

Gjërat po shkonin më mirë për City deri të një kundërsulm i Liverpoolit në minutën e 80. Nunez mori një krosim të mirë nga Milner dhe goditi topin me kokë por atë e preku me dorë Ruben Dias për të shkaktuar penallti e cila u dha vetëm pas rishikimit me VAR.

Në minutën e 83-të Mohamed Salah do ta shndërronte këtë penallti në gol për epërsinë e dytë të Liverpool në këtë ndeshje.

E kur ndeshja po shkonte drejt fundit ishte Nunez që dëshironte të dilte në pah si blerje e shtrenjtë. Uruguaiani shënoi gol në minutën e 4 shtesë të ndeshjes për t’i dhënë fund fituesit të kësaj ndeshje.

Fitorja e trofeut të FA Community Shield do të thotë që Jurgen Klopp tashmë ka fituar të gjitha llojet e trofeve me skuadrën e Reds, prej që ai mori drejtimin e saj.

Kujtojmë së sezonin e ri në Premier Ligë, Liverpool e nis në Londër të shtunën e ardhshme kundër skuadrës së Fulham.

Shpërndaje në: