Klopp e pranon se ka simpati për Haaland: Është lojtar interesant, i jashtëzakonshëm

Klopp e pranon se ka simpati për Haaland: Është lojtar interesant, i jashtëzakonshëm

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë disa komente lidhur me yllin norvegjez, Erling Haaland.

Haaland, lojtari që po merr vëmendjen më të madhe teksa po rritet te skuadra e Dortmund, shihet si një nga më premtuesit për të ardhmen e futbollit.

21 vjeçari e ka nisur për mrekulli edhe sezonin 2021/22 në Bundesliga, duke shënuar dy herë në xhiron e parë, në fitoren 5:2 ndaj Frankfurt.

Sigurisht, këto paraqitje vetëm sa shtojnë komentet e mira për të. Disa fjalë ka thënë edhe Klopp, trajneri i Liverpool, duke mos përjashtuar mundësinë që Liverpool të interesohet për të.

“Sigurisht, ai ka talent të jashtëzakonshëm. Ai është një forcë natyrore”, ka thënë Klopp, transmeton Periskopi.

“Herët apo vonë, ai do të jetë në bisedime me klube të mëdha. Nuk e di cila do të jetë situata.”

I pyetur nëse Liverpool do të interesohet për lojtarin, Klopp nuk ka përjashtuar asnjë mundësi.

“Ai është lojtar interesant. Më pëlqen energjia që sjell në fushë. Por, ai do t’i përshtatej shumë skuadrave”, shtoi gjermani.

Haaland ka një klauzolë që e lejon të largohet në vitin 2022, kur edhe mund të nis negociatat me klubet tjera. /Periskopi/

Shpërndaje në: