Klopp flet rreth kontratës së Salah

Klopp flet rreth kontratës së Salah

Gjiganti anglez Liverpooli ka disa lojtarë që tanimë iu ka ofruar kontrata afatgjate për t’i shpërblyer për kontributin e dhënë drejt triumfit të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës angleze.

Ndër ta janë portieri Alisson Becker, mesfushori Fabinho, dhe mbrojtësi Virgil Van Dijk.

Po ashtu, krerët e Liverpoolit janë në bisedime me agjentët e Salah për t’i rinovuar kontratën “Mbretit egjiptian”.

Trajneri i “Të Kuqve” Jurgen Klopp në një konferencë për media sot foli rreth situatës aktuale të Salah, duke mos dhënë shumë detaje mbi rinovimin e kontratës së tij.

“Shikoni, nuk kam ndonjë gjë për të thënë, veçanërisht unë sepse unë nuk jam i përfshirë. Kështu që nuk ka ndonjë detaj të ri”, tha Klopp.

“Sigurisht që gjërat në të cilat jam i interesuar janë paraqitjet e tij, sa është i vëmendshëm, sa është i përkushtuar në këto momente. Dhe kjo është e gjitha. Asgjë e re për tu thënë”, shtoi trajneri gjerman.

Mohamed Salah ka kontratë me gjigandin anglez deri në qershor të vitit 2023.

Shpërndaje në: