Klopp i shqetësuar për lëvizjen e Haaland në Man City, kjo është arsyeja

Klopp i shqetësuar për lëvizjen e Haaland në Man City, kjo është arsyeja

Manchester City konfirmoi të martën se ata kishin arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me 21-vjeçarin norvegjeze, Erling Haaland.

Klopp dha mendimet e tij për marrëveshjen Haaland – City pas fitores 2-1 të Liverpoolit ndaj Aston Villa të martën mbrëma, shkruan Periskopi.

” Haland është një lojtar i mirë!” ka thënë Klopp .

“Por City nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një ekip që fiton ndeshje për shkak të një lojtari.

“Mendoj se Erling do ta kuptojë krejt papritur se do të shënojë shumë gola, ku ai vendos këmbën, kështu që do ta pëlqejë këtë.

“Ai është një bishë e vërtetë”.

Trajneri i Liverpool vazhdoi të deklarojë se ardhja e Haaland e bën Cityn edhe më të mirë.

“Sa më mirë i bën ata? Shumë!” u shpreh, Klopp .

“Ai u lëndua disa herë në Dortmund , por kur është në formë ai është një bishë e vërtetë”, theksoi trajenri gjerman.

Shpërndaje në: