Klopp i stresuar gjatë ekzekutimit të penalltive: Nuk kam më thonj

Periskopi.com Sporti

Pikërisht me penallti dhe pas shumë vuajtjesh, Jurgen Klopp fitoi FA Cup.

Trajneri gjerman nuk e fshehu kënaqësinë e tij pasi siguroi titullin e vetëm që i mungonte që kur mori drejtimin e Liverpool-it në vitin 2015.

“Nuk mund të jem më krenar për lojtarët e mi për angazhimin dhe luftën që ata bënë në këtë lojë. Ishte një ndeshje e pabesueshme. Penalltitë më bënë nerva. Nuk kam më thonj”, tha ai për BBC.

Liverpool tashmë e kishte mposhtur Chelsean në Kupën e Ligës, një finale e vendosur në mënyrë të njëjtë me penallti (11-10).

“Më vjen keq për Chelsean. Është hera e dytë… 120 minuta dhe nuk mund të fitojnë asgjë. Është e vështirë. Por jam i lumtur. Mendërisht ne ishim përbindësh, po ashtu edhe ata. Ishte një penallti që bëri diferencën”, përfundoi ai.