Klopp konfirmon shqetësimet e fansave për Van Dijk: Nuk është mirë

Klopp konfirmon shqetësimet e fansave për Van Dijk: Nuk është mirë

Jurgen Klopp nuk ka dhënë aspak lajme të mira në lidhje me Virgil van Dijkun.

Mbrojtësi holandez pësoi një dëmtim në përballjen me Evertonin, teksa u ndërhy në mënyrë të ashpër nga portieri i ‘Toffees’, Jordan Pickford, transmeton Periskopi.

Portieri anglez mund të ndëshkohej me karton të kuq, por fati ishte me të pasi lojtari paraprakisht ishte në pozitë jashtë loje. Përplasja rezultoi me lëndim për holandezin dhe pas ndeshjes disa fjalë ka thënë Klopp, duke u shprehur i shqetësuar.

“Nuk e di, nuk duket mirë”, ka thënë fillimisht Klopp, transmeton lajmi.net.

“Virgil luajti s’di sa ndeshje radhazi, ai luajti me dhimbje. Ai luajti me gjithçka që kishte”, shtoi trajneri.

Mbetet të shihet nëse lëndimi do ta mbajë holandezin gjatë jashtë fushave.

Shpërndaje në: