Klopp: Kur më ofertoi Liverpool, m’u duk sikur pashë sërish gruan time për herë të parë

Klopp:  Kur më ofertoi Liverpool,  m’u duk sikur pashë sërish gruan time për herë të parë

Jurgen Klopp njihet si një ndër trajnerët më të veçantë për stilin e tij unik dhe falë punës, ai brenda disa viteve e ka ndryshuar krejtësisht skuadrën angleze.

Gjermani së fundmi ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka zbuluar edhe se si është ndjerë në momentin e parë që ka mësuar se Liverpooli interesohej për ta marrë atë si trajner.

Kur dëgjova agjentin tim që më tha se Liverpooli është i interesuar për mua mendova me vete: ‘O Zot’. Ishte sikur pashë për herë të parë përsëri gruan time. E ndjeva Liverpoolin që në momentin e parë”, shprehet Klopp.

Klopp tashmë ka fituar Champions Leaguen me Liverpoolin dhe ani objektivi është Premierliga, trofe që i mungon që 30 vite dhe duket se këtë sezon do të marrë fund gjithça pasi Reds janë pa ndejkësit më të afërt mbi 20 pikë.

 

Shpërndaje në: