Klopp mesazh Milanit: Vij për herë të parë në “San Siro” dhe ja çfarë dua

Klopp mesazh Milanit: Vij për herë të parë në “San Siro” dhe ja çfarë dua

Fitorja e dytë radhazi ndaj Atletico Madridit të cilën e mposhti të mërkurën me rezultat 2-0 në “Anfield Road” ia ka siguruar Liverpoolit kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Digo Jota dhe Sadio Mane shënuan për tri pikët e reja të Liverpoolit duke e çuar skuadrën angleze në kuotën e 12 pikëve në grupin B, shtatë më shumë se Porto e vendin të dytë kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në këtë fazë, transmeton KosovaPress.

Sfida e radhës për Liverpoolin është ajo kundër Milanit në “San Siro”, skuadër kjo e cila ka nevoje vetëm për fitore në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikim tutje.

Trajneri gjerman ka bërë të ditur pas ndeshjes se kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për të për shkak se do të jetë hera e parë që do të jetë në këtë stadium dhe ka kërkuar që të bëjë një përshtypje të mirë, duke aluduar kështu se kërkon fitore ndaj skuadrës së Stefano Piolit.

“Ju fitoni shumë para për të fituar në Ligën e Kampionëve, por gjëja më e rëndësishme ishte të jemi në majë të grupit duke fituar katër nga katër ndeshjet e deritanishme”.

“Tani duhet të shkojmë në Milano, në një stadium historik ku nuk kam qenë asnjëherë më parë. Nuk kam qenë kurrë dhe do të na duhet të lëmë përshtypje të mirë edhe atje”, tha Klopp pas ndeshjes ndaj Atleticos.

Shpërndaje në: