Klopp ngrit në qiellin e shtatë Shaqirin pas supergolit të tij mbrëmë

Klopp ngrit në qiellin e shtatë Shaqirin pas supergolit të tij mbrëmë

Xherdan Shaqiri është rikthyer nga lëndimi dhe ka luajtur titullar për Liverpoolin në kuadër të EFL Cup.

Sulmuesi kosovar bëri një ndeshje të mirë edhe pse luajti në një pozicion ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.

Shaqiri u aktivizua si mesfushor, por ai ka lënë të kënaqur trajnerin Jurgen Klopp me paraqitjen e tij.

“Fillimisht ishte një super lojë, një super lojë nga Shaqiri në një pozitë mjaftë të panjohur për të, më thellë në mesfushë. Shaqiri u vendos mjaftë mirë në mesfushë, ai bëri një goditje të mirë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht Klopp.

Klopp thotë se nuk ka dyshim në cilësitë e kosovarit, në fakt nuk ka pasur asnjëherë dyshim.

“Nuk kam dyshime për cilësinë e Shaq, në fakt nuk kam pasur kurrë dyshime mbi të dhe në këtë moment gjithçka duket vërtetë mirë dhe premtuese për të ardhmen”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.

Shpërndaje në: