Klopp nuk mundi ta fshehë frustrimin në intervistën e dhimbshme pas humbjes 4-0 mbrëmë

Klopp nuk mundi ta fshehë frustrimin në intervistën e dhimbshme pas humbjes 4-0 mbrëmë

Jurgen Klopp nuk ishte njeri i lumtur pas humbjes 4-0 të Liverpoolit kundër Manchester Cityt, të enjten mbrëma.

“Të Kuqtë” përjetuan makthin në pjesën e parë në “Etihad”, pavarësisht se krijuan rastin e parë solid në ndeshje përmes Mohamed Salahut, transmeton Periskopi.

Mirëpo, në vazhdim “Qytetarët” treguan dhëmbët duke shënuar përmes Kevin De Bruynes nga penalltia, Raheem Sterling dyfishoi epërsinë e Cityt, teksa Phil Foden dhe autogoli i Alex Oxlade-Chamberlain kompletuan rezultatin final.

p1ec8otbuq11e1kk01gdm1lpr38of.jpg

Pas vërshëllimës së fundit, Jurgen Klopp dha një intervistë të tensionuar.

Sigurisht, Liverpooli tashmë është kampion, por Klopp ishte prapë i irrituar nga ajo që pa dhe gazetari i “Sky Sports”, Geoff Shreeves u kritikua rëndë nga gjermani disa herë për pyetjet e tij.

Shikoni më poshtë intervistën e plotë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: