Klopp pas transferimit të Minaminos në Monaco: Ai kishte mentalitet fituesi

Klopp pas transferimit të Minaminos në Monaco: Ai kishte mentalitet fituesi

Tashmë dhe është zyrtare skuadra e Monacos ka transferuar sulmuesin, Takumi Minamino.

Nga ky transferim skuadra e Liverpoolit merr 15 milionë euro nga marrëveshja e nënshkruar dhe 2 milionë bonuse shtesë, shkruan Periskopi.

Minamino largohet nga Liverpooli pas një sezoni fantastik me ‘The Reds’, por që nuk ishte në planet e Klopp në sezonin që po vjen.

Klopp pas transferimit të japonezit në Francë tha se me Minaminon, Liverpooli kishte një përparësi të madhe dhe se lojtari kishte mentalite fituesi.

“Ai na bëri më të mirë çdo ditë që ishte me ne – jo vetëm në ndeshjet në të cilat luajti, por në çdo seancë në stërvitje. Qëndrimi perfekt, mentaliteti i fituesit”, tha Klopp.

Shpërndaje në: