Klopp për Firminon: Ai është vendimtar për ne, është zemra e skuadrës

Klopp për Firminon: Ai është vendimtar për ne, është zemra e skuadrës

Jurgen Klopp i ka mohuar zërat që thonë se Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli.

Sipas gjermanit, lojtari është shumë i rëndësishëm për ekipin.

“Bobbi është vendimtar për ne, zemra dhe shpirti i këtij ekipi”, u shpreh fillimisht ai.

“Gjithçka duket shumë mirë dhe unë jam absolutisht mirë me Firminon. Për mua nuk ka dyshim për cilësinë e tij, kështu që ai është thelbësor për ne”, përfundoi gjermani.

Së fundi, interesim për Firminon ka shprehur skuadra e Juventusit e cila mëtoi ta merrte lojtarin për jo më shumë se 30 milionë euro.

Shpërndaje në: