Klopp respekton Milanin: Po bëjnë mirë, Zlatan një nga më të mirët

Klopp respekton Milanin: Po bëjnë mirë, Zlatan një nga më të mirët

Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Milan.

Milan kthehet në Champions League pas një kohe të gjatë, dhe përballjen e parë do ta ketë me skuadrën e Liverpool.

Ndeshja mes ‘Rossoneri’ dhe ‘Reds’ luhet nesër dhe Klopp e di se do të ketë punë të vështirë. Ai vlerëson lartë skuadrën e Milan.

“Ata e kanë nisur mirë këtë sezon, kështu që do të jetë e vështirë. Ka pak ndeshje të mira në CL sikur kjo”, ka thënë Klopp, përcjell Periskopi.

“Duhet të marrim mjaftueshëm pikë për të kaluar tutje dhe duhet ta bëjmë pa humbur kohë. Mbrëmjet evropiane në ‘Anfield’… nuk më pritet ta përjetoj përsëri”, ka shtuar gjermani.

Milan dhe Liverpool kanë një histori të gjatë mes vete, me disa përballje mes tyre. Kujtimet më të shumta janë ato të finaleve. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: