Klose: Dua të bëhem trajner, nuk më intereson skuadra as liga

Periskopi.com Sporti

Ikona e futbollit gjerman, Miroslav Klose, ka folur së fundmi lidhur me problemet shëndetësore që e kanë shqetësuar së fundmi, si dhe për planet e tij për të ardhmen.

Klose ka bërë të ditur se ka tejkaluar problemet e tij me trombozën dhe tani po synon të kthehet si trajner i ndonjë skuadre.

Skuadra dhe liga duket se nuk kanë shumë rëndësi për ish-sulmuesin.

“Tromboza është një kujtim i largët dhe gëzoj sërish shëndet të plotë. Mjekët kanë dhënë miratimin për t’iu rikthyer normalitetit dhe tani dua të nis punën me kohë të plotë si trajner i parë. Nuk kam preferenca në klube apo liga, por thjesht të nis punë sa më shpejt”, ka thënë Klose, përcjell Periskopi.

43 vjeçari ishte dorëhequr nga puna e tij si anëtar i stafit teknik të Bayern Munich, për të marrë me shëndetin e tij. Plani i tij tani është të jetë trajner i parë i ndonjë skuadre. /Periskopi/

Shpërndaje në: