Klosi: Akuzat për Thaçin dhe Veselin – të shëmtuara, UÇK kërkoi lirinë, nuk u morën me krime

Klosi: Akuzat për Thaçin dhe Veselin – të shëmtuara, UÇK kërkoi lirinë, nuk u morën me krime

Ish-kreu i ShISH, Fatos Klosi në një intervistë për RTK’në ka thënë se akuza ndaj Thacit dhe Veselit nga Specialja ishte e shëmtuar.

“Për mua është e shëmtuar. Të ngrihet një aktakuzë që është akoma në zyrat e Prokurorit, emërohet shumë shkurt me ca krime të rënda kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe që deklarohet publikisht në një ditë fare të papërshtatshme.  Një ditë para takimit në Uashington që ishte në dobi të gjithë të të gjithë Ballkanit. UCK dhe udhëheqësit e saj kërkonin lirinë dhe s’u morën me krime”, ka thënë Klosi në RTK, përcjell Periskopi.

“Në luftë është cdo gjë e mundur sepse lufta vet është absurde, por që për këto gjëra të akuzohen dy udhëheqësit më të rëndësishëm të kësaj ushtrie, mua më duket e tepërt”, ka thënë Klosi./PERISKOPI/

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/618355072392458/

Shpërndaje në: