Klubet e mëdha evropiane kërkojnë shërbimet e Adnan Januzajt

Klubet e mëdha evropiane kërkojnë shërbimet e Adnan Januzajt

Adnan Januzaj u nda së fundmi me Real Sociedadin pasi i skadoi kontrata me klubin spanjoll.

Dhe, futbollisti kosovar tash është lojtar i lirë dhe është në kërkim të klubit të ri.

Mediat spanjolle shkruajnë se përfaqësuesi belg mund të rikthehet në Premierligë.

Sipas mediumit “Diario de Sevilla”, futbollisti ofanziv mund të përfundojë në West Ham United.

27 vjeçari pëlqehet ende nga ish-trajneri i tij, David Moyes, me të cilin kishte punuar në Manchester United, prandaj është pikërisht ish-trajneri i tij ai që e do në klubin londinez, të cilin e drejton aktualisht.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, edhe Barcelona e Real Betisi në Spanjë dhe Napoli në Itali e pëlqejnë futbollistin kualitativ.

Barcelona dhe Napoli do t’ia jepnin atij mundësinë të luajë në Champions, Betisi në Europa League, kurse transferimi eventual në Ëest Ham mund t’ia jepte atij rastin të luajë në Europa Conference League.

Januzaj kishte luajtur në Angli në Manchester United dhe në Sunderland, ndërsa e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Borussia Dortmund.

Januzaj e pati një eksperiencë pozitive në Spanjë, ku e ndihmoi Sociedadin të përfundonte në vendin e shtatë në La Liga.

Futbollisti nga Istogu i realizoi 4 gola dhe i bëri 4 asistime në sezonin 2021/22 me ekipin spanjoll.

Në total, ai i ka bërë 168 paraqitje me Sociedadin duke i realizuar 23 gola dhe i ka bërë 21 asistime, derisa e ka fituar edhe Copa del Rey në vitin 2020.

Januzaj është pjesë e Sociedadit që 5 vjet, që nga viti 2017.

Shpërndaje në: