Klubet kosovare në pazar: Kjo është vlera e tyre (Lista)

Klubet kosovare në pazar: Kjo është vlera e tyre (Lista)

Magazina Transfermarkt ka përditësuar listën e vlerës së përgjithshme të ekipeve botërore në tregun e transferimeve.

Ekipet e IPKO Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2019/19 mbeten tepër të lira, shkruan Periskopi.

Vlera e përgjithshme e ekipeve është 17 milionë e 700 mijë Euro. Ekipi më i shtrenjtë është FC Prishtina që vlen 2,43 milionë Eurosh. Kampioni i IPKO Superligës së futbollit të Kosovës në kategorinë e meshkujve, Feronikeli, del të jetë vetëm klubi i shtatë më i pasur në vend.

Tre lojtarët më të shtrenjtë te Prishtina janë Meriton Korenica, Armend Thaçi dhe Visar Bekaj me nga 225 mijë Euro.

Te Llapi, që është ekipi i dytë më i shtrenjtë në ligë, më i vlerësuari është Emran Ramadani me 250 mijë aq sa vlen edhe Bruno Arrabal.

Mentor Zhdrella, dikur lojtari më i mirë në Kosovë, e ka vlerën e 150 mijë Eurove.

Bajram Nebihi i klubit të futbollit Ballkani del të jetë futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë me 350 mijë Euro. Nebihi nënshkroi me ekipin nga Suhareka në fillim të vitit 2019, dhe më herët ka luajtur edhe për disa skuadra të njohura si Union Berlin, Stuttgart Kickers, Augsburg etj. /Periskopi

Shpërndaje në: