Klubi anglez gati të thyejë rekordin e transferimeve për Milot Rashicën

Klubi anglez gati të thyejë rekordin e transferimeve për Milot Rashicën

Aston Villa po bëhet gati ta thyej rekordin e klubit për transferimin e Milot Rashicës.

Ylli i Kosovës është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave evropiane, kryesisht nga ato angleze dhe gjermane.

Birminghammail ka raportuar se Villa janë gati të shpenzojnë 33 milionë funte, apo 38 milionë euro sa është klauzola e Rashicës për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Por nëse bie Werder Bremen nga elita e futbollit gjerman, atëherë Rashica ka një klauzolë largimi prej vetëm 15 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e Aston Villës janë të gatshëm të thyejnë rekordin e klubit për transferimin e Rashicës në verë, por vetëm nëse mbesin edhe më tej pjesë e elitës së futbollit anglez.

Aktualisht lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit është braziliani Wesley që u bashkua me Villan vitin e kaluar nga Club Brugge për 22 milionë euro.

Nga ana tjetër gara për Rashicën është e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si RB Leipzig, Borussia Dortmund, Schalke 04, Southampton, Brighton e West Ham United e duan kosovarin.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me Werder Bremenin ku ka rezliuar 10 gola dhe ka bërë gjashtë asistime mes kampionatit dhe kupës gjermane.

Shpërndaje në: