Klubi i futbollit Kosova s’e vetë koronavirusin: Luan dhe humb 4-3 në ndeshje futbolli

Klubi i futbollit Kosova s’e vetë koronavirusin: Luan dhe humb 4-3 në ndeshje futbolli

Klubi suedez që garon diku në ligë të katërt Kosova IF, që mban emblemën e flamurit shqiptar dhe ngjyrat kuq-e-zi ka luajtur sot një ndeshje futbolli miqësore kundër Sodra Sandby IF. E gjithë kjo, derisa Kosova e vërtetë është e ngujuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. 

Kosova humbi këtë ndeshje me rezultat 4-3 dhe rezultati i saj ishte në majë të faqeve që pasqyrojnë rezultatet në kohë reale si Livescore, shkruan Periskopi.

Kjo renditje në majë ka ardhur pasi që të gjitha ligat e tjera qëndrojnë të pezulluara, me të gjitha ekipet e mëdha, e bile edhe mesatare, që nuk po i vazhdojnë madje as stërvitjet e tyre.

Edhe kampionati në Kosovë është pezulluar për të njëjtin shkak.

Ende nuk dihet se cilat do të jenë vendimet e mëdha që do t’i merr FIFA dhe UEFA, e që do t’i afektojnë të gjitha ligat e tjera.

Shpërndaje në: