Klubi i Gjilanit i dërgon telegram ngushëllimi familjes së fansit të vrarë

Klubi i Gjilanit i dërgon telegram ngushëllimi familjes së fansit të vrarë

Klubi Futbollistik “SC Gjilani” i ka shprehur ngushëllime familjes Smërqaku, për djalin Engjëll Smërqaku i cili u qëllua në mesnatë për vdekje.

Telegram ngushëllimin klubi i Gjilanit familjes Smërqaku i ka shprehur me anë të rrjetit social “Facebook” ku është theksuar:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se sot ka ndërruar jetë tifozi ynë Engjull Smërqaku.
Sport Club “Gjilani”, me anë të këtij telegrami dëshiron ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Smërqaku.

Engjullin do ta kujtojmë si njërin ndër tifozët më besnik të klubit tonë.

Pusho i qetë Engjull”, thuhet në telegram ngushellimi te SC Gjilani.

Shpërndaje në: