Klubi i njohur francez e vëzhgoi nga afër Bomber Muriqin

Klubi i njohur francez e vëzhgoi nga afër Bomber Muriqin

Se Vadat Muriqi po kalon formë shumë të mirë nuk është më sekret, dhe këtë e tregojnë edhe nëntë golat e shënuar në kampionat.

Në takimin e fundit Fenerbahce-Gençlerbirligi, sulmuesi Vedat Muriqin është përcjellur nga skautët e Monacos

Këtë e ka konfirmuar gazetari francez, Ignazio Genuardi që ka thënë se skautët e Monacos ishin prezent në ndeshjen Fenerbahce-Gençlerbirligi që përfundoi 5-2.

Në këtë takim shkëlqeu Muriqi, i cili shënoi dy gola.

Në janar pritet që Monaco të bëjë ofertë zyrtare për 25 vjeçarin, por për ‘Luanin’ e Kosovës po interesohen edhe shumë klube të mëdha evropiane.

Shpërndaje në: