Klubi i njohur italian transferon Luka Jovicin

Periskopi.com Sporti

Fiorentina raportohet se ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Luka Jovicit.

Pavarësisht se bisedimet kishin nisur për një huazim të sulmuesit serb, marrëveshja ka përfunduar duke e blerë krejtësisht kartonin e lojtarit nga Real Madridi, ka raportuar “Sky Sport Italia”.

Jovic me Fiorentinan do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, me opsion për të vazhduar edhe për dy vjet të tjera.

Ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurtit thuhet se do të jetë në Itali në fund të javës.

Real Madridi, pa kërkuar dëmshpërblim, do të paguajë një kompensim largimi që do të mbulojë një pjesë të pagës për dy vitet e ardhshme.

24-vjeçari te “Viola” do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon. Në verën e vitit 2024, lojtari mund të zgjedhë nëse do të largohet apo të vazhdojë edhe për dy sezone tjera.

Në rast se Fiorentina vendos ta shesë në atë kohë, 50% nga shitja e tij do t’i përfitojë Real Madridi.