Klubi kosovar largohet nga garat evropiane për shkak të kushteve të rënda financiare

Klubi kosovar largohet nga garat evropiane për shkak të kushteve të rënda financiare

Klubet e volejbollit janë ndër më të prekurat nga vështirësitë financiare dhe kjo nidkon që ato të mos përmbushin pritshmëritë.

Fituesi i Kupës së Kosovës në volejboll, në konkurrencën e femrave, KV Skenderaji është tërhequr nga garat evropiane, transmeton Periskopi.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Ylli Kadriu, tha se është e dhimbshme që nuk marrin pjesë për shkak të kushteve. Skenderajt është prej klubeve më të organizuara dhe pa as një përforcim nga jashtë ia doli që të stoliset me trofeun e çmueshëm, Kupën e Kosovës.

“Është e vërtetë që synimi ynë ka qenë që të fitojmë trofe për të arritur të kualifikohemi për garat Evropiane, ne si ekip dhe unë si trajner e kemi kryer detyrën tonë duke e fituar Kupën e Kosovës dhe të drejtën për gara evropiane, mirëpo, për të marrë pjesë në këto gara duhet që të kemi buxhet të mirë, sepse shpenzimet janë të larta.

“Pra ne nuk kemi gjet mbështetjen e duhur për të marrë pjesë në këto gara, por si klub jemi fokusuar që fondet që do të ishin shpenzuar në ato gara t’i ruajmë për garat vendore që ta mbajmë ekipin që kemi dhe të kemi mundësi edhe për ndonjë përforcim eventual”, deklaroi Kadriu për ‘Bota Sot”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: