Klubi spanjoll për Messin: Madje as jashtëtokësorët s’mund t’i ikin këtij virusi

Klubi spanjoll për Messin: Madje as jashtëtokësorët s’mund t’i ikin këtij virusi

Klubi i La Ligas, Cadiz, i ka uruar Lionel Messit shërim të shpejtë duke e quajtur jashtëtokësor, pasi sulmuesi argjentinas u infektua me koronavirus të dielën.

Messi është njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për Covid-19 në fundjavë.

Cadiz – kundër të cilit Messi e ka shënuar një gol në tri përballje në La Liga – ka shkruar në Twitter se madje as një jashtëtokësor si Messi nuk mund ta shmangë infektimin me virus.

“Madje as jashtëtokësorët nuk mund t’i ikin këtij virusi. Shërim të shpejtë, Leo!” shkroi Cariz në Twitter, i cili është në vendin e 19-të në tabelën e La Ligas.

Tre futbollistët e tjerë të PSG-së të prekur nga virusi janë Juan Bernat, Nathan Bitumazala dhe Sergio Rico.

Të katër futbollistët janë izoluar menjëherë pasi testet e tyre kanë rezultuar pozitive.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, njoftoi se Messi u infektua gjatë pushimit në Argjentinë dhe se ai nuk do të kthehet në Paris derisa të del negativ në testin për Covid-19.

Shpërndaje në: