Koalicioni PDK-AAK-NISMA paralajmërohet edhe nga gazetari i njohur
Gazetari Milaim Zeka ka publikuar në Facebook një paralajmërim të tij për koalicion mes PDK-së, AAK-së e Nismës.
“Pritet koalicioni PDK-AAK-NISMA”, ka shkruar Zeka.
Më herët Periskopi raportoi nga burime brenda PDK-së raportoi se PDK është në bisedime intensive me AAK-në e NISMËN për të arritur koalicion parazgjedhor, si kundërpërgjigje ndaj koalicionit LDK-AKR-Alternativa.
Deri tani, i vetmi që ka shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të certifikuar koalicionin është Ismet Beqiri. Kështu ka raportuar RTK.
Në këto momente kur nuk kanë mbetur asnjë orë kohë në bazë të afateve ligjore për certifikim të koalicioneve, nuk është parë asnjë zyrtar i ndonjë partie tjetër pranë KQZ-së për të certifikuar koalicionet. /Periskopi/



