Koci tregon se kur do të vendoset për ekstradimin e Hardinajt në Serbi
Avokati mbrojtës i Ramush Hardinajt, Arianit Koci, ka treguar që kërkesa e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt do të shqyrtohet pasnesër (e enjte), në ora 14:00.
Sipas Kocit, është evidente që kërkesa e Serbisë është politike.
“Pse duhet Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, në kontinuitet të deklarohen në media, për këtë çështje? Mos të harrojmë se Aleksandar Vuçiq ka qenë Ministër për Informacion në kohën e Millosheviqit dhe Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i partisë SPS. Pushtetarët serb nuk do t’ia falin kurrë z. Haradinaj, anagazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftimin e politikës gjenocidale të pushtetit të Millosheviqit”, ka shkruar Koci në Facebook.
Mirëpo, sipas tij, kërkesa për ekstradim është e pabazuar, madje, edhe është një keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
“Z. Haradinaj është liruar nga ana e Tribunalit të Hagës, dhe të gjitha pretendimet e Serbisë janë reciklim i atyre akuzave. Ramush Haradinaj do të kthehet.
Asgjë s’e ndalë!”.



