Koeman nuk shkarkohet deri të enjten – Barca në kërkim për trajner të ri

Koeman nuk shkarkohet deri të enjten – Barca në kërkim për trajner të ri

Ronald Koeman është në një situatë mjaft të vështirë te skuadra e Barcelonës.

Trajneri holandez po sheh skuadrën e tij teksa futet në një krizë rezultatesh, dhe duket sikur nuk mund të bëjë asgjë për të.

Flitej se trajneri mund të shkarkohej nëse nuk fitonte tri ndeshjet e kësaj jave dhe qysh në të parën ndaj Granadas gaboi.

Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’ raporton se Koeman nuk do të shkarkohet së paku deri në ndeshjen ndaj Cadiz, transmeton Periskopi.

Krejt koj pasi Sekretariati i Barcelonës është duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e Koeman.

Nëse holandezi shkarkohet gjatë kësaj jave, Barca do të emëroj një trajner që sjell projekt sportiv të ri, dhe jo trajner të përkohshëm. /Periskopi/

Shpërndaje në: