Koeman hapet rreth sulmit që ia bën fansat

Periskopi.com Sporti

Humbja në El Clasico ndaj Realit të Madridit nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Barcelonës, që në përfundim të ndeshjes kanë sulmuar trajnerin Ronald Koeman, i cili ishte në makinën e tij, duke u larguar nga “Camp Nou”.

Megjithatë duket se ky moment nuk e ka shqetësuar Koeman, që në një konferencë për shtyp e quajti sulmin më shumë “një problem social” dhe zbuloi edhe bisedën me Ancelottin në përfundim të ndeshjes.

“Nuk më shqetëson aspak ai sulm, pasi është më shumë një problem social. Unë vijoj të bëj punën time me korrektesë dhe të jap maksimumin për të përmirësuar skuadrën. Takova Ancelottin pas ndeshjes dhe më inkurajoi, pasi ai ka drejtuar shumë klube dhe ka eksperienca të tilla. Për një trajner kanë shumë rëndësi rezultatet, pasi vetëm puna në stërvitje nuk mjafton”, u shpreh Koeman.