Koeman pas fitores kundër Sevillas: Kemi qenë fenomenal

Koeman pas fitores kundër Sevillas: Kemi qenë fenomenal

Ronald Koeman është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e Barcelonës kundër Sevillas sonte, e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.

Golat nga Ousmane Dembele 29′ dhe Lionel Messi 85′ ia siguruan pikët e plota Barçës, e cila tash ka 53 pikë në vendin e dytë, vetëm dy më pak se Atletico Madridi në vendin e parë, por kjo e fundit ka dy ndeshje më pak të luajtura, shkruan Periskopi.

E pas ndeshjes, Ronald Koeman ka reaguar duke thënë:

”Gjëja më e rëndësishme sot ishte ambicia e skuadrës. Ne luftuam dhe bëm presing si skuadër. Mentaliteti ka qenë shumë i mirë.

”Skuadra ka qenë fenomenale. Për mua, çelësi nuk ishte ta lëmë Sevillan të futet në ndeshje. Ne luajtëm me presing dhe agresivitet.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: